FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si do ta ndalësh Messin? Ja çfarë thotë Zidane para ‘El Clasicos’

Zinedine Zidane ka folur një ditë para “El Clasicos”.

Kjo ndeshje konsiderohet si shumë e rëndësishme pasi i gjen të dy skuadrat me të njëjtën kuotë pikësh në krye të La Ligas.

Në konferencën për shtyp, Zidane është pyetur se si do ta ndalë Lionel Messin, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një lojë futbolli, jemi njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë, mund të ketë ndryshime por e dimë me kë po përballemi”, është përgjigjur fillimisht Zidane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne e dimë se çfarë lojtarë kanë ata, kanë Messin, por edhe ne i kemi “armët” tona. Ne duam të bëjmë një lojë të mirë kundër Barcelonës. Skuadra nuk duhet të përqëndrohem tek individët…”, përfundoi trajneri francez.

Të mërkurën në orën 20:00 Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën e Real Madridit në “El Clasicon” e parë për këtë sezon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?