Si e pritën shortin kuqezinjtë? Flasin De Biazi, Duka dhe 4 lojtarë

 

Shqipëria do të ndeshet me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë në Grupin A të Euro 2016, në veprimtarinë e parë madhore për kombëtaren tonë. Sfida e parë do të jetë ndaj zviceranëve më 11 qershor, ora 15:00, në Lens, ku spikat përballja mes dy vëllezërve Xhaka, Taulan (Shqipëri) dhe Granit (Zvicër).

Katër ditë më vonë kuqezinjtë do të luajnë në Marsejë kundër Francës vendase ndërsa ndeshja e fundit do të zhvillohet më 19 qershor në Lilë, ndaj Rumanisë, ora 21:00. Delegacioni shqiptar në Paris Menjëherë

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas hedhjes së shortit, trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, deklaroi: “Nuk jam i shqetësuar sepse e dija që duke qenë në vazon e katërt patjetër që do të ndesheshim me ekipe cilësore. Do të luajmë kundër vendit organizator, që është një nga skuadrat favorite për suksesin përfundimtar në Euro 2016.” Shorti i Grupit A në Euro 2016 Më pas, De Biasi shtoi: “Gjithashtu do të kemi dy kundërshtarë të tjerë të fortë si Zvicra dhe Rumania. Forca jonë vjen nga fakti që nuk jemi nën presion, kësisoj gjithçka që do të arrijmë do të jetë një surprizë. Kjo do të jetë një përvojë shumë e rëndësishme për ne. Futbollistët duan të tregojnë të gjitha aftësitë dhe vendosmërinë e tyre.” Franca, Rumania, Shqipëria dhe Zvicra do të diskutojnë kualifikimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Armand Duka: Tani, asgjë nuk është e pamundur

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka,  për shortin e Euro 2016 që rezervuan goglat në Paris, duke i vlerësuar të gjithë rivalët thotë se dëshironte të evitonte Zvicrën, ndërsa ëndërronte që Shqipëria të luante ndeshjen hapëse të evenimentit ndaj Francës. – “Të gjitha skuadrat e Europianit janë shumë të mira dhe shumë të forta dhe nuk mund të thuash me këtë apo atë kundërshtar do ta kemi më të lehtë. Realisht nuk do ta dëshiroja ndeshjen e parë me Zvicrën, por pak më vonë. Do më pëlqente më tepër përplasja e parë me Francën, ndërsa me Zvicrën do të jetë një betejë e hapur. Por, ky është shorti, ne do të përgatitemi të bëjmë më të mirën për ta kaluar grupin. Personalisht ishte shumë i kënaqur që shihja vajzën me flamurin e Shqipërisë që kërcente në skenë, por që Shqipëria është mes më të mirëve të Europës. Por, nuk mund të kënaqemi me kaq. Janë të gjitha skuadra që mund të humbësh apo të fitosh. Po ti zgjidhja me dorë, ndoshta do të preferoja një ekip tjetër, jo Zvicrën”.  Optimizmi dhe entuziazmi për përfaqësimin e parë historik të Shqipërisë në një eveniment madhor nuk mungon. – “Në futboll nuk ka të pamundur, pasi futbolli nuk është shkencë ekzakte. Rumania nuk ka emra të mëdhenj? Në finale nuk shkojnë vetëm ekipet që kanë emra, por ata që japin shpirtin. Lojtarët që na sollën deri këtu, duhet ta shijojnë maksimalisht, por me lojë të mira dhe rezultate”. Presidenti Duka mbeti i balancuar edhe përsa i takon objektivave të Shqipërisë në Euro 2016. – “Sa pikë? Në letër Franca duket ekipi më i mirë, vjen nga vazo e parë dhe luan në shtëpi. Megjithatë, asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë. Franca besoj se do të kualifikohet, të tjerat mund të luftojnë,” – theksoi ai.

 

Kuqezinjtë optimistë:  Synojmë dy vendet e para

Disa nga heronjtë kuqezi që çuan Shqipërinë në Euro 2016, vlerësuan shortin dhe ekipet kundërshtare në finalet e Euro 2016. Në Grupin A me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë si kundërshtarë, shorti është cilësuar i pëlqyeshëm nga ana e tyre.

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj:

“Më pëlqen si grup ky që na ra. Francën e njohim, kemi luajtur dhe fituam. Me Zvicrën me vëllezërit tanë do të jetë një ndeshje shumë e bukur, ashtu si me Rumaninë. Është një grup që do të rivalizojmë dhe më i lehtë për ne lojtarët. Në një grup me Gjermaninë apo ndonjë ekip tjetër do të ishte më e vështirë. Për më tepër luajmë më mirë me skuadrat e forta dhe rezultatet i marrim me ekipet e mëdha. E jap me firmë që do luajmë shumë mirë dhe do arrijmë rezultate. Nuk jemi ekipi i përpara tre-katër vjetëve. Kemi më tepër siguri tani. Sa pikë? Arrijmë ose të parët ose të dytët. Kam shumë besim”.

Sulmuesi i Rejeka, Bekim Balaj:

“Dëshira ishte të shmangnim ekipet e mëdha, por duke parë shortin na mbush me optimizëm dhe besim se mund të surprizojmë ashtu si bëmë në eliminatore. Eliminatoret e fundit i dhanë një rritje morale skuadrës dhe në Europian shkojmë me besim të plot se do të bëjmë diçka të mirë. Objektivi? Kemi besim të bëjmë mirë dhe pse jo të tentojmë kualifikimin. Kundërshtarët nuk janë të panjohur. Ekipi favorit është Franca, ndaj së cilës morëm dy rezultate pozitive dhe pse jo t’i përsërisim këto arritje edhe në Europian. Sa pikë? Dy barazime i kemi të sigurta dhe pastaj shpresojmë të bëjmë surprizën duke arritur edhe një fitore. Paraqitjet e kualifikueseve t’i përsërisim edhe në Europian dhe vendi i dytë do të ishte mëse i arritshëm”.

Sulmuesi i Insanbul, Sokol Cikalleshi”

 “Çdo ekip që do na binte do ishte një grup i vështirë pasi tashmë jemi në finale dhe prisnim ekipe mjaft të forta. Grupi i parë është ndër më të fortët, por Franca ishte kundërshtari që preferonim. Edhe me Zvicrën do të jetë një duel mjaft interesant pasi luajnë shumë shqiptar. Rumaninë e shoh si një rival direkt dhe mendoj se është një ekip i kalueshëm. Për pikë do të jetë e vështirë. Ndeshja e parë është me Zvicrën, do të mendojmë vetëm për atë sfidë ku do të luajmë si një finale për të fituar tri pikët, pasi gjithçka do të bëhej më e lehtë. Vendi i tretë do të ishte i mirë, por ne synojmë të kualifikohemi në dy vendet e para”.

Portieri i Lazios, Etrit Berisha”

“Janë kundërshtarë me të cilët jemi përballur më përpara dhe i njohim. Është një grup i mirë, mendoj se me ekipin tonë mund të kemi shanse të mira edhe pse do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Por, mendoj se mund t’ia dalim, mund të bëjmë diçka të mirë në Europian. Kemi mundësi të paraqitemi sa më mirë. Presioni mund të jetë normal, pasi luajmë për herë të parë në Europian dhe detyra është më e vështirë nga ajo në kualifikuese. Nuk duhet të ngutemi për të qenë optimist, pasi kjo na ka dëmtuar. Ne duhet të fokusohemi te kualitetet që kemi dhe të luajmë në grup, pasi suksesin kështu e arritëm”.

Optimizmi kuqezi…megjithatë favorite janë Franca dhe Zvicra

Pavarësisht optimizmit kuqezi, Franca dhe Zvicra konsiderohet favorite. Franca si vend organizator, pavarësisht se në dy miqësoret e fundit, arritëm një fitore vështirë se mund të mbetet jashtë fazës ë grupeve. Në gjashtë përballjet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, këta të fundit janë të pamposhtur, teksa kanë fituar në pesë përballje. Ndeshja e fundit mes dy ekipeve ishte në përballjen e vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botës 2014, kur Shqipëria u mund 2-0 në Luzernë dhe 2-1 in Tirana, ku shënoi Xherdan Shaqiri, futbollisti me kombësi shqiptare. Zvicra ishte pjesë e Kupës së Botës 2014 dhe konsiderohet ndër ekipet më të mira të Europianit. Edhe me Rumaninë, skuadrën e tretë që ka më pak shanse kualifikimi se dy ekipet e tjera favorite, Shqipëria nuk ka mundur dot të marrë një fitore  në dekadat e fundit. Kësisoj, kualifikimi i kuqezinjve do të mund të quhet një mrekulli. Nuk i dihet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?