Si mund të kualifikohen sonte Juventusi dhe Reali?

Champions League më në fund rikthehet për herë të parë pas emergjencës së pandemisë. Tashmë ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllur, pa praninë e tifozëve të zjarrtë. Një disavantazh për Juventusin, që duhet të përmbysë humbjen 1-0 në duelin e parë ndaj Lyon.

Më 26 shkurt, Tousart shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 31-të, duke i dhënë ekipit të Garcias një avantazh për duelin e mbrëmjes së sotme. Juventus duhet të shënojë të paktën një gol për ta dërguar ndeshjen në shtesë, dhe të fitojë me diferencë dy golash për të siguruar kualifikimin.

Manchester City-Real Madrid është padyshim dueli më i bukur i mbrëmjes i cili premton spektakël. Skuadra e Guardiolës vjen me avantazhin e madh të fitores 2-1 në “Santiago Bernabeo”, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe nuk do të jetë aspak e thjeshtë për të ruajtur këtë rezultat. Ekipi i Zidane duhet të fitojë më dy gola diferencë për të siguruar kualifikimin, ose të shkojë në shtesë me një rezultat 2-1, në favor të tyre. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP