“Si nuk jepet kjo penallti”, Willian Cordeiro krahason rastin e derbit me duelin e Liverpoolit (VIDEO)

Willian Cordeiro është një nga futbollistët më aktiv të Partizanit në rrjetet sociale. Anësori brazilian u shfaq rrezikshëm në dy raste në pjesën e parë, ndërkohë që pretendoi edhe për një penallti.

Braziliani pretendimet e tij i ka shprehur edhe në rrjetet sociale, teksa ka postuar në “Instagram” një video me rastin e ndërhyrjes së portierit Visar Bekaj.

Jo vetëm kaq, por Cordeiro bën edhe një krahasim të rastit të tij me atë në ndeshjen e djeshme Liverpool-Burnley. “The Reds” morën penallti pas një ndërhyrje ndaj Barnes, por një gjë e tillë nuk ndodhi te Partizani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?