Siguria e Riberi: Bajern mund të fitojë gjithçka, edhe Champions

Mesfushori francez i Bayern Mynih thotë se ambicjet e skuadrës së tij janë që të fitojë sërish të gjithë trofetë e këtij sezoni, përfshi edhe atë të Champions League. Dy sezone më parë, Bayern fitoi Champions, titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë dhe është këtë vit favorit për të përsëritur të njëjtin sukses, nën drejtimin e Pep Guardiola. – “Do të jetë e vështirë por ky ekip mund të fitojë gjithçka,” – shprehet Ribery.  – “Ka gjithnjë presion tek Bajern. Ne duhet të fitojmë gjithnjë shumë. Të tilla janë gjërat në ekipin tonë. Mendoj se kemi mësuar nga sezoni i kaluar. Ne fituam titullin dhe lojtarët e humbën ritmin në Champions. Mendoj se duhet t’i marrim gjërat disi më seriozisht në stërvitje, dhe mund të fitojmë edhe Champions,” – shprehet lojtari i Bejern, teksa ekipi i tij konsiderohet ndër favoritet për të ngritur Champions. Aktualisht Bayern po përgatitet në Dubai, në përgatitje për ndeshjet e radhës në Bundesligë, që startojnë më 30 janar, dhe përballë do të jetë Volsburg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?