Silvinjo nuk përmbahet pas kualifikimit, feston me këngëtaren e muzikës popullore
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit zhvilloi mbrëmë (20 nëntor) ndeshjen e fundit në grupin E për kualifikueset e “EURO 2024”, ku kuqezinjtë u renditën të parët dhe lanë pas dy emra të mëdhenj të futbollit europian si Çekia dhe Polonia.
Pas mbarimit të ndeshjes, futbollistët bashkë me trajnërin Silvinjo dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, kanë festuar në një nga klubet e kryeqytetit.
Protagonisti kryesore në festën e Kombëtares ka qenë pikërisht Silvinjo. Në videot e publikuar në rrjetet sociale, trajneri brazilian shihet teksa përqafon lojtarët dhe feston nën muzikën e këngëtares së muzikës popullore Artjola Toksa.
Kujtojmë që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit siguroi kualifikimin të premten përballë Moldavisë në transfertë dhe dje u mbylli fushatën kualifikuese për “EURO 2024” në krye të Grupit E.
View this post on Instagram