“Simbolet nuk shiten” Perez- Ramosit: Nëse ti ikën sot, nesër iki unë!

Disa njerëz thuhet se janë aq të rëndësishëm sa edhe drejtuesit nuk e konc eptojnë të ardhmen dhe suksesin pa ta, në ekip. Vendimi i Sergio Ramos për të rinovuar kontratën deri në vitin 2020 me Real e Madridit më shumë sesa tifozët e Los Blancos ka bërë të lumtur numrin 1 të klubit merengues, Florentino Perez. Ky i fundit është çliruar kur ka arritur të bindë mbrojtësin 29-vjeçar të qëndrojë në Madrid, pasi nëse ai nuk do ta bënte diçka të tillë rrezikonte të humbiste postin në krye të Realit. Mediat spanjolle kanë zbuluar disa prapaskena shumë interesante lidhur me rinovimin e Sergio Ramos. Ish- lojtari i Sevillas, i cili aktualisht është edhe kapiteni i ri i Los Blancos, konsiderohet si një futbollist simbol i klubit nga tifozët e Realit, dhe fansat madrilenë kurrsesi nuk do ta pranonin edhe lamtumirën e Ramos pas asaj të Iker Casillas.

Mediat spanjolle zbulojnë se në takimin ku u arrit edhe marrëveshja mes palëve 68-vjeçari spanjoll për ta bindur iu drejtua Ramosit me këto fjalë: “Nëse të shes, më duhet të iki edhe unë ditën pasardhëse, mos më detyro ta bëj diçka të tillë”.  Perez i bëri gjithashtu të ditur 29-vjeçarit se për të larguar klubi që dëshironte shërbimet e tij duhet të paguante klauzolën prej 200 milionë Eurosh. Numri 1 i Realit e kishte të qartë se nëse nuk mbante në ekip mbrojtësin e La Rojas tifozët do t’i kërkonin dorëheqjen. Për fatin e mirë të Florentino Perez, Ramos pranoi ofertën e rinovimit dhe asgjë nuk ndodhi me presidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?