Simeone shpjegon pse refuzoi t’i jepte dorën Kloppit

Trajneri Diego Simeone u kritikua së tepërmi pas humbjes së Atletico Madrid pasi refuzoi që t’i jepte dorën Jurgen Klopp pas ndeshjes. Simeone vrapoi në tunel sapo ndeshja u mbyll dhe kjo nuk i pëlqeu aspak mediave britanike. Simeone ndërkohë tha se nuk ia zgjasë dorën gjithmonë trajnerëve në fundin e takimit, por do përshëndetet më të në ndeshjen e radhës.

“Nuk i përshëndes gjithmonë trajnerët pas ndeshjes sepse nuk më pëlqen. Nuk është e mirë as për fituesin ose humbasin. Unë mendoj në atë mënyrë. Por, kur ta takoj në ndeshjen e kthimit, do e përshëndes pa problem”, tha strategu spanjoll.

Liverpooli mban kreun e Grupit B me 9 pikë, e ndjekur nga Atletico Madrid me 4, teksa ndeshja e kthimit pritet të sjell spektakël.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?