Sinjale turke për Hoxhajn, vjen një tjetër ofertë për bomberin e Superiores

Vllaznia vijon të bëjë mirë në fushë, por zërat e merkatos nuk po i lënë të qetë shkodranët, pasi për krye-golashënuesin e Kategorisë Superiore, Ardit Hoxhajn, vijojnë të “bien sirena turke”.

Të shtunën para ndeshjes me Kukësin, vlonjati pranoi se ka ardhur një ofertë konkrete dhe goxha e mirë ekonomikisht nga Boluspori, klubi i Ligës së parë Turke, por që është refuzuar nga ai dhe sponsori Xhaferi, pasi palët duan të vijojnë bashkëpunimin deri në fund të sezonit.

Megjithatë së fundi për Hoxhajn ka shfaqur interes konkret klubi i Samsunsporit, që gjithashtu militon në Ligën e Parë turke dhe është një nga pretendentët kryesorë për t’u rikthyer në Superligë, pasi e ka mbyllur fazën e parë në vendin e tretë, vetëm dy pikë larg kreut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesit e Samsunspor kanë qenë edhe më joshës në ofertën e tyre për Hoxhajn, por edhe për Vllazninë, ndaj shkodranët po mendojnë seriozisht shitjen e vlonjatit që në janar, ndonëse trajneri Brdariç nuk ka dhënë ende konfirmimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?