“Sirena” turke për Koopmeiners, Juventus mendon për Bernardo Silvën

Mesfusha është prioritet absolut. Në mendjen e Luciano Spallettit ka vetëm një ide fikse: të përforcojë repartin qendror dhe, rrjedhimisht, kjo është edhe drejtimi kryesor i merkatos së Juventusit në janar. Trajneri toskan kërkon elementët e duhur për të ndërtuar përfundimisht skemën 4-2-3-1 ose, të paktën, për të kaluar në një mbrojtje me katër lojtarë.

Drejtuesit bardhezi po shqyrtojnë disa profile me eksperiencë, larg ideve për baste apo lojtarë të rinj në zhvillim. Emri më i arritshëm deri tani është ai i Guido Rodríguez. Argjentinasi është jashtë planeve të Ëest Ham dhe, nëse Juventusi vendos se është profili i duhur, negociatat mund të mbyllen shpejt.

Ëndrra e madhe mbetet Sandro Tonali, por më shumë në perspektivë vere. Edhe Franck Kessié është një opsion që i pëlqen Spallettit, megjithatë pengesa kryesore mbetet paga e lartë. Ndërkohë, Interi kërkon shifra të konsiderueshme për Davide Frattesi, duke e bërë operacionin të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listën e emrave të bujshëm hyn edhe Bernardo Silva. Sipas “La Stampa”, por jo për herë të parë, mesfushori portugez i Manchester City është lidhur me Juventusin si për verën, ashtu edhe për një lëvizje të mundshme që në janar. Arsyeja është e qartë: kontrata e 31-vjeçarit skadon më 30 qershor dhe ai ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rinovojë. Juventusi po përpiqet të lëvizë herët për të paraprirë konkurrencën e fortë dhe për të sjellë në Torino një lider që mund t’i japë një tjetër nivel mesfushës, një operacion i ngjashëm me atë që Milani bëri me Modric.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por merkatoja nuk është vetëm hyrje. Në Turqi ka qarkulluar zëri për një interesim të Galatasaray për Teun Koopmeiners. Hipoteza shihet si e besueshme, pasi klubi turk po kërkon një mesfushor të nivelit të lartë. Megjithatë, Juventusi nuk është i bindur: Spalletti duket i kënaqur me holandezin, edhe në rolin e tij të ri në mbrojtje, ndërsa shifra e përfolur prej rreth 25 milionë eurosh është larg pritshmërive të klubit bardhezi, që e bleu Koopmeiners për rreth 60 milionë euro një vit e gjysmë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?