Siria shkruan historinë në Kupën e Azisë, përkthyesi i Kuper shpërthen në lot (VIDEO)

Përfaqësuesja ë Sirisë shkroi sot emrin në historinë e futbollit teksa për herë të parë ka siguruar praninë mes 16 ekipeve më të mira në Kupën e Azisë.

Një arritje e cila erdhi pas fitores 1-0 ndaj Indisë, duke bërë realitet një ëndërr të ndjekur prej shumë vitesh. Në arritje e jashtëzakonshme që është përjetuar me shumë emocione nga protagonistët e sfidës, aq sa edhe përkthyesi i trajnerit të përfaqësues nuk ka mbajtur dot lotët pas duelit.

Mediat siriane po intervistonin trajnerin argjentinas Raul Kuper, një emër të njohur të futbollit botëror i cili në karrierë ka drejtuar edhe skuadra si Valencia, Inter e Parma, teksa tani drejtoi pikërisht përfaqësuesen e Sirisë drejt arritjes historike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur, përkthyesi i tij sirian nuk mbajti dot lotët dhe shpërtheu në të qara, ashtu siç bëri më pas i emocionuar edhe gazetari që po bënte intervistën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?