FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sistemi VAR/ Drejtori i IFAB, seminar me arbitrat dhe asistentët shqiptarë

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me organet e qeverisë së futbollit europian dhe botëror ka organizuar herë pas herë seminare të ndryshme mbi Sistemin VAR ( Video Assistant Referee), që do të implementohet në kampionatin e Kategorisë Superiore duke nisur që nga ky edicion futbollistik.

Në Shqipëri, për të zhvilluar seminaret e radhës ka mbërritur drejtori teknik i IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), David Elleray, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit të Arbitrave i UEFA-s, i cili ka zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, seminarin e parë me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë Superiore, të cilët do të jenë në rolin e VAR-it (arbitrat) dhe AVAR-it (asistentët).

Fokusi kryesor i këtij seminari të parë ishte prekja e topit me dorë, ku përvecc pjesës teorike, David Elleray kishte përgatitur edhe video të shkurtra të shkëputura nga ndeshjet e kompeticioneve europiane, për ta bërë sa më të kuptueshme pjesën e faulleve dhe kur duhet të ndërhyjë VAR-i.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Elleray shpjegoi në detaje edhe ndryshimet e reja të rregullave të lojës si dhe foli për protokollin e sistemit VAR në vendimmarrjet në fushë, duke përdorur edhe në këtë rast situata të shkëputura nga sfida të ndryshme, gjë që krijoi edhe interaktivitet në seminar, me arbitrat dhe asistentët që bëheshin gjatë gjithë kohës pjesë e seminarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e nesërme, David Elleray do të jetë sërish në Shtëpinë e Futbollit, ku do të organizojë një tjetër seminar me këtë grup, të cilët do të testojnë nga afër njohuritë e marra në pajisjen e VAR-it.

Ky nuk është seminari i parë që arbitrat dhe asistentët bëjnë për sistemin VAR me lektorë dhe drejtues të mëdhenj të botës europiane të futbollit, pasi deri tani janë organizuar disa të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?