FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata e Strakoshës, Lazio del me një reagim zyrtar

Thomas Strakosha ditët e fundit është përfolur shumë në lidhje me situatën e tij. Lazio ndërkohë nuk ka humbur kohë për të sqaruar se portieri shqiptar vuan nga një dëmtim, Klubi bardhekaltër përgënjeshtron lajmet për krisje me lojtarin dhe thekson edhe njëherë dëmtimin e tij, teksa shton se nuk ka qenë nevoja e operacionit.

“Në lidhje me disa lajme që u publikuan në gazetat e sotme, theksojmë se Thomas Strakosha ditët e fundit ka pasur një traumë në gjurin e tij të djathtë. Aktualisht, ekzaminimet kanë përjashtuar nevojën për operacion dhe lojtari po kalon një trajtim rehabilitues konservativ. Portieri bardhekaltër po monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetit.

Lajmet për këtë çështje janë pa baza. Ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe besimi absolut midis lojtarit dhe klubit, falë profesionalizmit që ai ka treguar gjithmonë në qëndrimin e tij të gjatë në klub”, shkruhet në reagimin e Lazios.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?