
Cristiano Ronaldo zhbllokohet më në fund. Ylli portugez ka gjetur golin e parë në Botërorin 2026 kundër Uzbekistanit në sfidën e dytë. Në minutën e 6-të, Cancelo dhuron spektakël në krahun e djathtë, jep një pasim në zonë, atje ku Ronaldo bën gjithçka në perfeksion duke e dërguar topin në rrjetë.