S’ka më dyshime, Mbappe do të firmos për Realin për 405 milionë euro
Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në fundin e sezonit pas 7 viteve në “Parc des Princes. 25-vjeçari është gati të hedhë hapin e madh në karrierë. Në verë ai do të firmosë me Realin e Madridid.
Nëna e tij, njëkohësisht edhe menaxherja e sulmuesit, po bisedon me presidentin Florentino Perez në lidhje me detajet e fundit të akordit.
Marrëveshja bazë është arritur. Mbappe do të firmosë për 4 vite me “Los Blancos”, teksa do të përfitojë rreth 70 mln euro në sezon në “Santiago Bernabeu”.
Duke qenë se në fundin e sezonit del lojtar i lirë dhe do të transferohet në Madrid si lojtar i lirë, Mbappe do të përfitojë rreth 125 mln euro në momentin që do të firmosë kontratën me Realin.
Objektivi i lojtarit të lindur në kryeqytetin francez, është të fitojë Champions League dhe Topin e Artë.
KOHA JONË SONDAZH

