S’ka rinovim automatik, Juventus do të vendos për Spallettin në fundin e sezonit

Emërimi i Luciano Spallettit në stolin e Juventusit u bë zyrtar dje. Edhe pse trajneri ka pak kohë në dispozicion për të përgatitur debutimin e tij nesër mbrëma kundër Cremoneses, dëshira për të nisur me një shenjë force është e qartë.
Kontrata e Spallettit, e cila është firmosur deri më 30 qershor 2026, pra për një periudhë fillestare prej tetë muajsh, ka një klauzolë të rëndësishme të lidhur me kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, sipas La Repubblica dhe La Stampa, kushtet janë ndryshe nga sa ishte raportuar fillimisht.
Fillimisht u përfol për një rinovim automatik në rast se Juventus arrin zonën Champions, por në realitet kontrata parashikon diçka tjetër: nëse skuadra përfundon në vendin e katërt (ose më lart), klubi bardhezi do të ketë të drejtën e një opsioni të njëanshëm për të zgjatur bashkëpunimin me Spallettin edhe për dy sezone të tjera.
KOHA JONË SONDAZH

