Skandal, miqësorja Laçi-Shtutgart e manipuluar, UEFA nis hetimet

Pas dyshimeve për trukimin e një ndeshjeje miqësore të Skënderbeut, në një përballje me ekipin holandez Dan Haag që u zhvillua në Spanjë, vetëm pak javë më parë, tani skandali ka përfshirë ekipin tjetër shqiptar, Laçin, që sapo mbylli përgatitoren në Portugali.  Sipas informacioneve të fundit të gazetës gjermane “Bild”, më pas edhe të “Reuters”, ndeshja miqësore mes ekipit gjerman të Stuttgart dhe Laçit, e luajtur të hënën në Portugali, që përfundoi 5-0 në favor të gjermanëve, është vënë nën hetimin e Uefa-s, për manipulimin e saj. Në rast se dyshimet për manipulim të ndeshjes nga kompanitë e basteve do vërtetohen, ekipi i Superligës Shqiptare, Laçi, rrezikon shumë. Miqësorja mes ekipit gjerman të Shtutgart dhe Laçit dyshohet se është manipuluar dhe “fatura”, sipas mediave gjermane, bie mbi ekipin shqiptar. Sipas informacioneve të “Bild”, që zbuloi faktin se rezultati i kësaj ndeshje është nën hetim për manipulim, i rrezikuar mbetet vetëm është Laçi, sepse gjermanët janë shprehur se nuk dinë asgjë . Skuadra shqiptare ka luajtur për gjysmë ore mjaft mirë, duke u lënë gjermanëve vetëm një rast shënimi. Më pas ka hapur portën, në pjesën e dytë mbi të gjitha, sipas gazetarit gjerman në takim. Edhe hija e fiksimit të ndeshjeve për ekipet shqiptarët. “Bild”, në fakt, ka raportuar se miqësorja e së hënës ndërmjet Shtutgart dhe Laçit, është nën dyshimin e manipulimit. Edhe gazetari i Bild që ishte në Portugali për të parë ndeshjen, e ka vënë re si “një gabim në përqendrim”, në mbrojtjen e ekipit të Shqipërisë: – “Laçi mbrojti për gjysmë ore, gjatë pjesës së parë shumë mirë, pothuajse në mënyrë të përsosur. Nga 30’ pastaj gjithçka në konfuzion total, e cila lejoi Ibiseviç  të tundte rrjetën dy herë në pjesën e parë të lojës. Në gjysmën e dytë e lojës, shanse të shumta kemi pasur, dhe ndeshja mund të përfundonte me një rezultat edhe më të thellë,” – u shpreh ai. – “Nuk e dija që ishte fjala për manipulim. Në fillim mendova që Laçi ishte thjesht shumë i dobët”, – tregon gazetari gjerman, që ndoqi ndeshjen. Trajneri i Stuttgart, Stevens, pas ndeshjes deklaroi se në ndeshjen e radhës, “shpresoj të përballemi me një skuadër më të fortë. Sot mund të kishim shënuar shumë më shumë.” Firma Sportradar, që kontrollon Federatën Gjermane në tregun e basteve, deklaron se shuma shumë të mëdha janë luajtur për një fitore të thellë të Shtutgart. Klubi gjerman ka reaguar me një deklaratë zyrtare, duke cituar fjalët e manaxherit të Ligës Gjermane të Futbollit, Andreas Rettig : – “Sistemi i kontrollit të kompanisë së nënkontraktuar nga ne, Sportradar, ka vënë re për këtë ndeshje një sjellje jo normale në kompanitë e basteve dhe ndryshime të habitshme kuotash.  Shtuttgart, Federata Gjermane dhe prokuroria u njoftuan për një mundësi manipulimi të një ndeshjeje ndërkombëtare miqësore gjatë fazës përgatitore të Shtutgart në Portugali. Nuk ka asnjë dyshim mbi Shtutgart. Përkundrazi, nëse dyshimet për manipulim janë të vërteta, Stuttgart do të ishte viktima, pasi mori pjesë në një miqësore nën kushte të parregullta”, – tha Rettig. Kësisoj, nëse vërtetohen akuzat, Laçi mund të rrezikojë shumë, por gjithnjë nëse në UEFA do të ketë sinjalizime nga kompanitë e basteve që kjo ndeshje është luajtur me rezultat të saktë, aq sa përfundoi në fund, me shumë të mëdha, që të vërtetohet fiksimi i rezultati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?