FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në Elbasan/ Tifozët e Tiranës futen në fushë, përplasje dhe kaos (VIDEO)

Tension dhe kaos kanë paraprirë sfidën mes Elbasanit dhe Tiranës, e programuar të nisë në orën 16:00 në Elbasan Arena.

Pak minuta para fillimit të takimit, situata është tensionuar ndjeshëm në stadium, teksa një grup tifozësh bardheblu kanë hyrë në fushën e lojës, duke shkaktuar momente kaosi dhe ndërprerje të përgatitjeve për ndeshjen.

Folësi i stadiumit ka bërë thirrje të vazhdueshme për qetësi, duke paralajmëruar se mund të merren masa të menjëhershme nëse situata do të përshkallëzohej më tej. Menjëherë ka ndërhyrë edhe policia, e cila ka krijuar kordon sigurie për të shmangur incidente të tjera dhe për të rikthyer normalitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se tensioni ka qenë i lartë edhe jashtë stadiumit, ku prania e forcave të rendit është shtuar ndjeshëm për të garantuar sigurinë para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sfida ka peshë të madhe për të dy skuadrat. Elbasani synon pikët që mund ta ndihmojnë në garën për vendin e parë, ndërsa Tirana luan gjithçka për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?