Skandal në Poloni, tifozët shqiptarë nuk lejohen të futen në stadium (VIDEO)
Tensione dhe pritje të gjata në prag të sfidës vendimtare mes Polonisë dhe Kombëtarja e Shqipërisë në Varshavë, teksa qindra tifozë shqiptarë kanë mbetur jashtë stadiumit pak minuta para nisjes së takimit.
Sipas raportimeve nga terreni, portat nuk janë hapur ende plotësisht për të gjithë mbështetësit kuqezi, duke krijuar radhë të gjata dhe pakënaqësi në mesin e tifozëve që kanë udhëtuar për të ndjekur nga afër këtë përballje historike.
Shkaku kryesor i bllokimit lidhet me masat e rrepta të sigurisë, ku autoritetet nuk lejojnë hyrjen e askujt pa një mjet identifikimi të vlefshëm. Kontrollet e detajuara kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e hyrjes, duke sjellë vonesa dhe tension në hyrje.
KOHA JONË SONDAZH

