Skandal tek Argjentina, Enzo Fernandes kërkon falje pas ofendimeve raciste kundër Francës

Enzo Fernandes kërkoi falje për termat ofendues që përdori ndaj lojtarëve të Francës, disa prej të cilëve, shokë skuadre me të te Chelsea. Këta të fundit reaguan duke e fshirë nga kontaktet e tyre në rrjetet sociale.

Mesfushori argjentinas u fut “live” në Instagram pas fitores në finalen e Kupës së Amerikës kundër Kolumbisë, duke kënduar një këngë ku ngacmohej Franca, skuadra të cilën Argjentina mundi në finalen e Botërorit 2022.

Në tekstin e këngës përmendej që lojtarët e Francës vetëm pasaportat kanë franceze, pasi të gjithë janë me origjinë nga Afrika. 23-vjeçari kërkoi falje pas reagimeve të shumta që pati pas publikimit të videos.

Në një postim në Instagram Story, Fernandez tha: “Dua të kërkoj sinqerisht falje për videon e postuar në kanalin tim në Instagram. Kënga përfshin gjuhë tepër ofenduese dhe nuk ka justifikim për ato fjalë”.

SHKARKO APP