Skandal trukimesh në Portugali

Benfica dhe drejtuesit e saj janë nën hetim për trukim ndeshjesh. Sipas mediave portugeze, mes të hetuarve është edhe Manuel Rui Costa, i cili ka luajtur për një kohë të gjatë në Serinë A, ku shkëlqeu me Fiorentinën dhe Milanin, dhe sot është President i klubit të famshëm portugez.

Presidenti i mëparshëm i klubit, Luis Filipe Vieira, në verën e vitit 2021, kishte dhënë dorëheqjen për një tjetër hetim në lidhje me mashtrim dhe evazion fiskal.

Benfica ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku deklaron se “është e hapur për të bashkëpunuar me autoritetet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?