Skandal trukimi në Kupë, Tirana i hap portën Bylisit në pjesën e dytë (VIDEO)

Një skandal i vërtet u paralajmëruar në fundin e pjesës së parë të Kupës së Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës, dhe i tillë rezultoi. Edhe pse 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin minimal të bardhebluve, Bylis ishte favorit në kompanitë e basteve të huaja që kuotojnë sfidat e Superiores. Në fundin e ndeshjes, kompanitë e basteve rezultojnë se patën të drejtë, pasi ndeshja u mbyllë në shifrat 2-1 për Bylisin. Edhe pse bastet në Shqipëri nuk janë të lejuara, në kompanitë aziatike kampionati shqiptar dhe kupa vijojnë që të luhen nëpërmjet faqeve online.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që dhanë sinjalin e parë të rrezikshëm me Ndreca-n në minutën e 3-të, por Ilion Lika ishte në kohën dhe në vendin e duhur. Në minutën e 20-të, Tirana arrin që të zhbllokojë rezultatin. Pas një goditje nga këndi, Edon Hasani kërcen bukur me kokë duke arritur që ta dërgojë “sferën” në fundin e rrjetës. Futbollisti shkodran ju afrua sërish golit të dytë personal në minutën e 37-të. Dy minuta më pas Peposhi u përpoq që të rrezikonte portën e bardhebluve, por tentativa e tij përfundoi ngjitur me shtyllën.

Fraksioni i parë u mbyllë me këtë rezultat, ndërkohë që i dyti ishte një dominim total i vendasve. Murataj shpërdoroi një mundësi shumë të mirë shënimi në minutën e 57-të, edhe pse ishte në një pozicion shumë të favorshëm. Skuadra e Egbo-s dukej totalisht e shthurur në fushë, duke i dhënë mundësinë ballshiotëve që të bënin çfarë të donin në fazën sulmuese.

Pikërisht nga një episod i tillë, Murataj përfitoi për të barazuar rezultatin në minutën e 57-të gabimeve trashanike të bardhebluve. Si për t’i vënë vulën dyshimeve për trukim të ndeshjes, mendoi sërish kapiteni i ballshiotëve, i cili do të shënonte në minutën e 79-të, pas një pritje të portierit Lika. Në minutën e 4-të shtesë, portieri i Tiranës ndali nga pika e bardhë Jurgen Goxha-n. Edhe pse mes shumë dyshimesh, Tirana ka avantazh për të kaluar në finale me një fitore minimale në sfidën e kthimit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP