SKANDALI/ Favorizonte Interin, ja tre çështjet që po gjykohet Rocchi

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë në futbollin italian, ku kreu i arbitrave, Gianluca Rocchi, është vënë nën hetim për tre çështje të rënda dhe ndërkohë ka vendosur të vetë-pezullohet nga detyra.

Sipas raportimeve të agjencisë AGI, ndaj Rocchit rëndojnë tre akuza kryesore që lidhen me ndikim të mundshëm në caktimin e arbitrave dhe ndërhyrje në sistemin VAR.

Akuza e parë lidhet me një ndeshje të zhvilluar në prill 2025 mes Bologna dhe Inter, ku Rocchi dyshohet se ka favorizuar caktimin e arbitrit Andrea Colombo, i konsideruar si i “pëlqyer” nga klubi zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i dytë ka të bëjë me një takim të mbajtur në San Siro gjatë gjysmëfinales së parë të Kupa e Italisw më 2 prill 2025. Sipas akuzave, Rocchi ka ndikuar në përzgjedhjen e arbitrit Daniele Doveri për ndeshjen e kthimit mes Milan dhe Inter, me qëllim që të shmangte caktimin e tij në ndeshjet e mëvonshme të Interit në Serie A, të cilat konsideroheshin vendimtare për titullin kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akuza e tretë lidhet me një ndeshje të marsit 2025 mes Udinese dhe Parma. Rocchi dyshohet se ka shkelur protokollin e VAR-it duke ndërhyrë si mbikëqyrës dhe duke ndikuar tek arbitri i VAR-it, Daniele Paterna, për të sugjeruar rishikim në fushë (On Field Review) ndaj gjyqtarit kryesor Fabio Maresca, çka çoi në akordimin e një penalltie për ekipin friulan, pavarësisht se Paterna kishte një mendim të ndryshëm fillestar.

Hetimet janë në vijim, ndërsa rasti pritet të ketë ndikim të gjerë në besueshmërinë e sistemit arbitrues në futbollin italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?