Skandali i basteve në Itali, në listë del dhe emri i mbrojtësit të Milanit

Zgjerohet lista e lojtarëve të përfshirë në çështjen e basteve që ka tronditur botën e futbollit në Itali, prej disa javësh tashmë. Në listën e të dyshuarve të prokurorisë së Torinos ka hyrë edhe Alessandro Florenzi.

Mbrojtësi i Milanit akuzohet për përfshirje të paligjshme në lojëra fati apo baste, krim i parashikuar në nenin 4 të ligjit 401 të vitit 1989. Lojtari do të merret në pyetje në ditët në vijim, teksa skandali në futbollin italian tashmë ka marrë përmasa tepër të mëdha.

Emri i Florenzit i bashkohet Nicolò Fagiolit, Sandro Tonalit dhe Nicolò Zaniolo. Dy të parët kanë negociuar tashmë me prokurorin federal një skualifikim përkatësisht dhjetë dhe shtatë muaj, ndërsa sulmuesi i Aston Villas është mbrojtur gjithmonë duke pretenduar se nuk ka vënë kurrë baste në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?