Skandali i Botërorit 2006, Beckenbauer sulmon federatën gjermane

 

Gjermania organizoi finalet e Kupës së Botës 2006, por skandali vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve.

Në këtë skandal është përmendur disa herë edhe emri i i Beckenbauer i, cili sulmoi Federatën Gjermane të Futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për “Suddeutsche Zeitung”, Beckenbauer bëri të ditur se drejtuesit e DFB refuzuan ta dëgjonin kur ai donte të fliste.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Doja të isha i pranishëm në një takim me drejtuesit e Federatës dhe isha gati t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre”, tha Beckenbauer, duke iu referuar presidentëve të përkohshëm të DFB, Reinhard Rauball dhe Rainer Koch.

Beckenbauer, presidenti i Komitetit Organizativ të Botërorit të atij viti, u përfshi në këtë skandal për shkak të një marrëveshje të nënshkruar me Federatën e Amerikës së Veriut dhe Qendrore, 4 ditë përpara votimit të kryer në vitin 2000.

Marrëveshja u nënshkrua nga ish-zv/presidenti i FIFA-s Jack Warner, i cili është i përfshirë edhe në skandalin e korrupsionit të shpërthyer gjatë këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?