Skandali i FIFA-s, vihen në pranga edhe 10 zyrtarë të tjerë

 

Një dallgë e re arrestimesh ka përfshirë qeverinë botërore të futbollit, në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv  të FIFA-s.

Sipas autoriteteve zviceriane, në bazë të hetimeve që po udhëhiqen nga prokurore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  janë prangosur 10-të zyrtarë të tjerë gjatë orëve të natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa prej të arrestuarve, sqaron Policia, janë prangosur në të njëjtin hotel ku u realizuan arrestimet e mëparshme (mbi 20-të të arrestuar) gjatë muajit maj, kur FIFA pësoi tronditjen e parë në kuadër të skandalit korruptiv, që nxorrën në dritë hetuesit amerikane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia zviceriane janë pjesë e futbollit Amerikano Latin, dhe Amerikës Qendrore, teksa sqarohet se nuk është pjesë e të arrestuarve Sepp Blatter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?