Skandali i Neymar, raport sekret me të dashurën e ish-shokut të ekipit
Kampionati francez është mbyllur përpara kohe për shkak të një vendimi të qeverisë, Paris Saint Germain ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve në muajin gusht, por një thashethem i bujshëm ka trazuar atmosferën në dhomat e zhveshjes.
Braziliani Neymar, i cili është i fejuar me bukuroshen Bruna Marquezine, por që sipas revistës “Chi”, ka pasur një raport sekret me modelen braziliane Izabel Goulart, gjatë kohës që kjo jetonte në kryeqytetin francez.
Ajo që e bën më intriguese gjithë këtë histori, është fakti se braziliania Goulart ndodhej në atë kohë në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.
Revista sqaron se raporti sekret mes çiftit Neymar-Goulart ka ekzistuar gjatë kohës që modelja braziliane jetonte në Paris, bashkë me portierin Kevin Trapp atëherë shok skuadre me yllin e futbollit brazilian.