Skandali i shitjes së ndeshjeve, Federata holandeze heton miqësoren Dan Haag-Skënderbeu
Nuk kanë të sosur skandalet me ekipet tona. Federata holandeze do të hetojë ndeshjen miqësore Den Haag – Skënderbeu, që përfundoi 2-0, në favor të ekipit nga Holanda. Janë ngritur dyshime se kjo ndeshje ka qenë e trukuar, megjithatë kanë reaguar korçarët, të cilët shprehen se zhvilluan thjesht një miqësore, dhe nuk kanë asnjë lidhje me dyshimet. Ndërkaq, mbetet mister se përse Federata Holandeze e Futbollit po heton trukimin e një ndeshje miqësore, ndërkohë që në Europë trukohen ndeshjet zyrtar, aq më tepër kur ka luajtur një ekip shqiptar. Gjithsesi, duket se pas hetimit fshihet Europol, duke qenë se ka të dhëna se janë luajtur në pika bastesh shumë të mëdha për miqësoren Dan Haag-Skënderbeu dhe është gjetur përgjithësisht rezultati i saktë.
KOHA JONË SONDAZH

