Skandali seksual, Benzema-hetuesve: U përfshiva për të ndihmuar Valbuenën
Karim Benzema pranon akuzat, që u bënë publike kohët e fundit nga mediat. Sulmuesi i Real Madrid akuzohet se ka shantazhuar nëpërmjet një video intime lojtarin Mathieu Valbuena duke i kërkuar që ta paguajë një shumë të majme parash, nëse nuk dëshironte që video të bëhej publike.
Prokuroria Franceze nisi hetimet duke thirrur për të dëshmuar të gjithë emrat e personave të cilët, mendoheshin se ishin pjesë e këtij shantazhi.
Hetimet kanë arritur të zbulojnë se Benzema është i përfshirë në çështjen e shantazhit ndaj Valbuena. Benzema është mbajtur për këtë arsye në ambjentet e komisariatit të policisë për 24 orë.
Pasi është marrë në pyetje, futbollisti 28-vjeçar i Realit ka pranuar se është i përfshirë në këtë skandal pas një bisede telefonike me Valbuena më datë 5 tetor, ku e këshillonte shokun e tij te ekipit kombëtar i Francës të paguajë shifrën e kërkuar nga shantazhuesit. Benzema deklaroi se kishte rënë dakord Valbuena, që e kishte shok fëmijërie, ta bindte të paguajë shumën e kërkuar.
Por para hetuesve Benzema ka kërkuar ta shfajësohet, duke deklaruar se qëllimi i tij ka qenë vetëm të ndihmojë Valbuena.
Në rast se Benzema shpallet fajtor, rrezikon 7 vite burg si dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh. Hetimet e prokurorisë së Versajës nisën në qershor pas denoncimit të Valbuena. Për shantazhin, pasi dispononin një video intime të Valbuena, disa persona i kërkuan atij 150 mijë euro. Lojtari i Lionit nuk pranoi t’i paguante, dhe i denoncoi në polici.
KOHA JONË SONDAZH

