Skandalit nuk po i gjendet fundi, Valbuena: Benzema, shoku im më tradhtoi!
Mathieu Valbuena, mesfushori i Lyonit, ka rrëfyer për herë të parë se si është shantazhuar nga shoku i tij i ngushtë, gjithashtu futbollist i Real Madrid, Karim Benzema.
Mathieu Valbuena, mesfushori i Francës dhe Lyon, ka folur për herë të parë pas lajmit se ishte cak i një shantazhi, ku përfshihej edhe Karim Benzema.
“Nuk mund ta mbroj atë që nuk mund të mbrohet. Nuk do t’ia bëja këtë as armikut tim më të madh”, deklaroi Valbuena për gazetën franceze “Le Monde”.
Benzema e ka papranuar se ishte i përfshirë në shantazhin ndaj Valbuenas, rreth një video seksi. Por më pas Valbuena u kërcënua nga tutorët e vajzës me të cilën kishte kaluar një natë në hotel, të cilët i janë kërkuar 150 mijë euro. Benzema tha se ai kishte ndërhyrë që ky skandal të mbyllej me kaq, por fakti se ka fshehur ngjarjen ka ngarkuar edhe atë më përgjegjësi, çka bëri që të qëndronte 24 orë në polici dhe të lihej i lirë me kusht.
Kjo ngjarje, veç anës morale i ka shkaktuar dëme të mëdha në karrierën Benzema, si te Reali ashtu dhe te kombëtarja e Francës.
KOHA JONË SONDAZH

