Skema nuk ndryshon/ Ja si pritet të luajë nesër Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër në Lituani ndeshjen e katërt në grupin e Nations League, një sfidë revanshi, pas humbjes surprizë në “Air Albania”, por është diçka më shumë, sepse fitorja në këtë ndeshje vlen kreun e grupit, që është objektivi i kuqezinjve.

Veç Amir Abrashit i dëmtuar, pjesa tjetër e grupit që ishte në Kazakistan duket në formë të mirë.

Në grup janë lojtarë të rinj, por tashmë ata i kaluan emocionet e debutimit apo të titullarit në fushë për 90 minuta, kështu që pritet një tjetër ndeshje ndaj Lituanisë.

Trajneri Edi Reja pritet që të bëjë disa ndryshime edhe në këtë ndeshje, pasi të shohë në stërvitjen zyrtare gjendjen e futbollistëve.

Qazim Laçi pritet të zerë vendin e Abrashit ose Çekiçit, ndërsa kkema 3-5-2 nuk do të ndryshojë.

Në portë pritet sërish kapiteni Etrit Berisha.

Në mbrojtje, trajneri pritet t’i japë minuta Mihajt në vend të Dermakut. Ndërsa treshja plotësohet me Gjimshitin dhe Kumbullën.

Nga krahët, mund të ketë debutim të Albi Dokës në të djathtë dhe Lenjani në krahun tjetër të rikthehet titullar në Kombëtare.

Në mesfushë, Bare pritet të konfirmohet dhe përkrah tij Kallaku dhe një mes Laçit ose Çekiçit në rast se Abrashi nuk ia del.

Për sulmin, gjithashtu priten ndryshime. Vrioni mund të zërë vendin e Manajt dhe përkrah tij të aktivizohet një mes Brojës dhe Seferit, me të parin që është favorit.

Ndërkohë, UEFA i ka besuar gjykimin e ndeshjes 31-vjeçarit francez Karim Abed. Ky i fundit, që njihet për numrin e lartë të kartonëve të nxjerr, ka një përvojë të vogël në arenën ndërkombëtare, teksa ka arbitruar vetëm një ndeshje të fazës finale të Europa League, ndërsa në Francë ka arbitruar 135 takime.

Anësorë do të jenë Siril Munje dhe Mehdi Ramuni Robert Bata do të jetë arbitër i katërt.

Lituani-Shqipëri luhet nesër në ora 18:00.

SHKARKO APP