Skënderbeu, 500 mijë euro nëse shkon në “play-off” të Champions

Suksesi sjell edhe para. Skënderbeu do të luajë ndeshjen e parë  të turit të tretë në Champions League në fushën e Milsami, skuadrës moldave që eliminoi bullgaren Ludogortes. Takimi i parë mes tyre do të zhvillohet të martën e ardhshme në orën 20:45 dhe një javë më pas në Korçë do të diskutohet kualifikimi. Ekipi korçar arriti të kualifikohej për të dytën herë në këtë fazë të aktivitetit, pas asaj të sezonit 2013-2014, ku e mbylli në “Play off” të Europa League. Skuadra irlandezo-veriore Crusaders edhe pse e fitoi me rezultatin 3 – 2 ndeshjen e kthimit në Belfast nuk shkoi me tej, pasi Skënderbeu kishte fituar ndeshjen e parë në Korçë,  4-1. Ekipi i Mirel Josës është kthyer dje dhe është grumbulluar në Durrës ku do të qëndrojë deri më 27 korrik. Milsami është një ekip i krijuar para 10 viteve dhe nuk ka eksperiencë në Kupat e Europës, çka do të thotë se kampionët e Shq1ipërisë mund të shkojnë në ”Play-off” .  Kundërshtari i Skënderbeut vetëm sezonin e kaluar arriti të fitonte për herë të parë titullin kampion në Moldavi, duke debutuar në Champions League. Nëse Skënderbeu e kalon edhe Milsami Orhei, atëherë do të ketë të sigurtë fazën e grupeve të Europa League edhe sikur të eliminohet nga “Play off” i Champions. Për këtë arsye, presidenti Ardian Takaj mësohet të ketë joshur ekipin, duke deklaruar afro 500 mijë euro shpërblim. Kjo për faktin se klubi korçar do të përfitojë vetëm nga arritja deri në fazën e grupeve të Europa League gati 4 mln euro. Por përballja në “Play-off” të Champions League mund ta vërë përballë një ekipi të madh evropian. Kjo do të thotë se përfitimet  nga e drejta televizive apo interesi i tifozëve mund të jenë të mëdha. Më tej edhe nëse eliminohet, Skënderbeun në fazën e grupeve të Europa League mund të përballet sërish me ekipe të njohura të kontinentit që mund të sjellin gjithashtu përfitime ekstra nga e drejta televizive. Shpërblimi prej 500 mijë eurove konsiderohet i paparë ndonjëherë për një ekip shqiptar, madje edhe ekipi kombëtar e ka parë një shpërblim të tillë në fitoren historike 2-1 me kampionët e sapo shpallur të Europës në atë kohë, Greqinë, në vitin 2014. Ky shpërblim shihet si motivimi më i mirë nga ana e presidentit Ardian Takaj për protagonistët që kanë shansin të shkruajnë edhe historinë e një klubi shqiptar në Kupat e Europës.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?