Skënderbeu dorëzohet në Kukës, i “buzëqesh” fati Partizanit

 

Partizanit i buzëqesh fati, pasi barazoi dje 0-0 në Vlorë me Flamurtarin, por Skënderbeu thyhet 2-1 nga Kukësi, kështu që të kuqtë shkëputen katër pikë larg kryesuesve, pas ndeshjeve të javës së 11-të në Kategorinë Superiore.

Trajneri brazilian Marcelo Troisi fiton një bonus të rëndësishëm për të vazhduar punën në stolin e nën-kampionëve pas dy golave që shënoi braziliani Mateus Lima, i cili po rezulton heroi i vërtetë i bluve gjatë këtij sezoni. Ekipi verilindor mori një 3 pikësh shumë të rëndësishme në sfidën më të fortë të javës në Kategorinë Superiore, ndërsa bardhekuqtë e shikojnë tashmë Partizanin nga vendi i dytë me 4 pikë më pak.  Kukësi e nisi ndeshjen me skemën e zakonshme 4-2-3-1, ndërsa Mirel Josa u tregua disi më i ekuilibruar me formacionin 4-4-2. Peter Olayinka veproi pas krahëve të Hamdi Salihit. Ishte skuadra verilindore që paralajmëroi një sfidë të nxehtë që në sekondat e para pas një goli të anulluar për pozicion jashtë loje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër kampionët replikuan me Olayinka,  por goditja e nigerianit në minutën e 6-të ishte shumë e dobët. Pak sekonda më pas Hallaçi bëri gjithçka mirë nga e djathta e sulmit, mirëpo topi i krosuar nga kapiteni u ndal në duart e Shehit, që bllokoi një trajektore që mund të kishte përfunduar në shtyllën e dytë. Kukësi nuk e uli ritmin pasi në  9’ Karioka goditi pak mbi tranversë, ndrsa tentativa e Nikës u bllokua nga orges Shehi. Skënderbeu e dha shkëndijën e radhës në të 15-ën ku Olayinka shërbeu për Berishën dhe sulmuesi nga Peja u tregua i pasaktë duke humbur një mundësi të artë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në minutën e 24’, Mateus Lima u tregua i ftohtë në duelin me Radas duke ngrirë Shehin me një të djathtë kirurgjikale.

Kukësi nuk u përgjum nga goli i parë sepse ishte sërish Mateus Lima që pas një asisti të marrë nga Mici shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 53’.

Realizimi i gjashtë sezonal për brazilianin në këtë sezon që konfirmohet njeriu i momentit në skuadrën e Troisit.

Pak sekonda më vonë Berisha kishte në këmbët e tij topin për golin që do të rihapte sfidën por sulmuesi kosovar nuk u tregua i qartë, ndërsa Karioka u shfaq spektakolar në krahun tjetër edhe pse nuk arriti të shënonte një tjetër gol. Kalimi i minutave nuk i lodhi aspak muskujt e lojtarëve të skuadrës vendase që zhvilluan ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit pasi në të 58-ën Nika rrezikoi sërish portën e kampionëve. Një moment delikat për kampionët kur Liridon Latifi e la skuadrën e tij me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me të kuq nga kryesori Jemini. Sulmuesi i bardhekuqve pretendoi për një 11-metërsh, por mbrojtësi Mici e kundërshtoi por reagimi i fierakut nxori në pah nervat e tendosura të kosovarit që siç duket edhe nga pamjet, goditi kundërshtarin e tij. Në 75’, Peter Olayinka rihapi ndeshjen pasi përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes kundërshtare duke kërcyer fuqishëm me kokë në zonë për golin e tretë të ndeshjes. Tre minuta më pas, Ervis Koci replikoi me një pritje spektakolare ndaj goditjes së Salihit që ishte shumë pranë golit të barazimit.

Koha e mbetur nuk mjaftoi për një tjetër gol edhe pse Nika e Radas rrezikuan në sekondat e fundit.

 Kukësi me këtë fitore jep një sinjal të rëndësishëm kampionatit duke u rikthyer në vallen e kryesuesve. Me 6 fitore në shtëpi, verilindorët konfirmohen një kështjellë e vërtetë në “Zeqir Ymeri” ku këtë sezon nuk kanë pësuar ende asnjë gol.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?