Skënderbeu fiton thellë duelin e mbijetesës kundër Bylisit

Skënderbeu mori një fitore të thellë 3-0 ndaj Bylisit, në sfidën e javës së 27-të në Superligë, e cila mund të cilësohet dhe si duel për mbijetesë.

Skuadra e Gjokës e nisi ndeshjen shumë mirë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë dopietës së Saleh Nasr. Në pjesën e dytë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe sulmuesi brazilian, Luquinhas, i cili vulosi takimin në 3-0.

Skënderbeu ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e fundit, ndërkohë që Bylis renditet në vendin e shtatë me 28 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?