Skënderbeu, fitore prestigji në miqësore me Frajburg

Skënderbeu regjistron fitoren e parë për këtë vit fazë përgatitore, që po zhvillon në Marbella të Spanjës, pas tre humbjeve të shënuara në tre miqësore të kaluara . Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë udhëtuar sot 126 km për të luajtur në një miqësore me ekipin gjerman të Bundesligës së parë, Fraiburg dhe fituan me rezultatin 1-0. Në Cadiz, të besuarit e Mirel Josës kanë treguar, ndryshe nga tre miqësoret e kaluara, se mbeten një ekip pretendent për titull në Shqipëri.  Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Gerhard Progni, që iu dha korçarëve një fitore morali, edhe pse në një sfidë miqësore, për vetë emrin dhe forcën e kundërshtarit. Trajneri Mirel Josa zbriti në fushë formacionin më të mirë në dispozicion. Skënderbeu është shfaqur shumë i fortë fizikisht duke befasuar  gjermanët të cilët nuk vinin në këtë sfidë me formacionin e tyre më të mirë. Por kjo nuk e pengoi Freiburg të rrezikonte portën e Shehit, pasi u regjistrua një shtyllë e Philip Maximilian dhe një rast shumë i mirë i Nils Petersen. Pas këtyre dy mundësive të Freiburg, vjen dhe goli nga Skënderbeu. Një top i krosuar në zonë përfundon në këmbët e Prognit që me portën thuajse të boshatisur shënon golin e vetëm të sfidës. Felix Klaus kishte mundësinë më të mirë për të barazuar shifrat, por gardiani i portës korçare eviton golin e barazimit. Në pjesën e dytë Skënderbeu mendoi më shumë për lojën mbrojtëse me portierin Shehi, që fitoi sërish vëmendjen kryesore me pritjet e tij sidomos ajo ndaj Petersen. Në fund Skënderbeu mund të shijojë një fitore, që vjen ndaj një skuadre e cila militon në një nga kampionatet më të forta në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?