Skënderbeu inaguron autobusin modern, para ndeshjes me rusët e Lokomotivës
Të enjten Skënderbeu pret ekipit rus Lokomotivë e Moskës, me një autobus modern, për të mbyllur aventurën evropiane në Europa League. Pavarësisht rezultatit të këtij takimi Skënderbeu është eliminuar.
Por edhe ndeshjet që luan në transfertë në Kategorinë Superiore, skuadra e Skënderbeut do të lëvizë me autobusin e ri të personalizuar dhe krejtësisht modern.
Presidenti Ardian Takaj postoi në rrjetet sociale foto nga autobusi, i lyer me ngjyrat bardhekuqe dhe një ujk si sfond, që nënkupton edhe epitetin për skuadrën korçare, që njihet ndryshe edhe si “Ujqërit e Dëborës”.
Me autobusin e ri, Skënderbeu ngjan me një ekip perëndimor.
KOHA JONË SONDAZH

