Skënderbeu-Kukësi e Laçi-Tirana, sot përcaktohet finalja e Kupës së Shqipërisë

Kukësi nga dy përballje radhazi me Skënderbeun,  përcakton brenda javës fatet e sezonit. Në një përballje të dyfishtë me Skënderbeun, sot Kukësi diskuton  kalimin në finalen e kupës së Shqipërisë dhe më pas mendon për kreut e kampionatit. Trajneri i verilindorëve Artim Shaqiri nuk shpërqendrohet, dhe të tërë vëmendjen e çon tek sfida e kupës që është e para në radhë në këtë duel të dyfishtë më Skënderbeun brenda javës. – “Gjithçka varet nga ne. Janë edhe 90 minuta për tu luajtur dhe nuk do të shkojmë në Korçë për t’u mbrojtur, por për të luajtur futboll. Kemi këtë ndeshje në vëmendje pastaj do të mendojmë për sfidën e kampionatit,” – theksoi Shaqiri.  Trajneri shqiptaro-maqedonas shkon në sfidën e kthimit të gjysmëfinales së kupës me organikën e plotë. Duke evidentuar të tregojë formacionin, 41 vjeçari shpreson se kushdo që të zbresë në fushë të rezultojë deçiziv. – “I kam të gjithë lojtarët e gatshëm, por do të vendosim përpara ndeshjes formacionin. Shpresoj që Pejiç dhe kushdo tjetër që do të jenë në fushë të rezultojnë vendimtar.” Kukësi është shpallur dy sezone radhazi nën-kampion i vendit, ndërsa në kupë është eleminuar së pari, në gjysmëfinale nga Laçi që më pas fitoi trofeun, dhe sezonin e shkuar u mposht në finale nga Flamurtari. Megjithatë Shaqiri nuk sheh historinë por mendon për të ardhmen.  -“Nuk më intereson historia, pasi luajmë për të ardhmen. Çfarë ka kaluar ka kaluar. Mund të thuash që është viti i Kukësit, por ka shumë ndeshje deri në fund. Në fillim është kjo përballje.” Kukësi  sot në Korçë synon një rezultat për të mbrojtur falë fitores 1-0 në takimin e parë në “Zeqir Ymeri”, në sfidën që do të luhet në orën 17:30 në stadiumin Skënderbeu. Trajneri i ekipit korçar, Mirel Josa, para kësaj  ndeshje thotë se – “Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë gol sepse do të kemi në dispozicion 90 minuta për të shënuar. Edhe nëse rezultati do të jetë në favorin tonë nuk duhet ta lejojmë Kukësin të sulmojë. Kjo është një sfidë shumë delikate”.  Dëmtimet janë ato që shqetësojnë  kampin e bardhekuqve të cilët, ndonëse ndaj Partizanit Skënderbeu tregoi se mbetet pretendent për të fituar të dy trofetë. – “Me mungesat jemi mësuar tashmë por edhe ndaj Partizanit skuadra tregoi se lojtarët që mungojnë nuk ndikojnë në lojën tonë,” – shprehet Mirel Josa.  Duke mos dashur të bëj parashikime, Mirel Josa thotë se për kualifikimin “Le të flasë fusha!”.

Tirana, përgatitet edhe për 11 metërshat para Laçit

Ndeshja tjetër që do të përcaktojë finalen e Kupës së Shqipërisë do të jetë ajo mes Tiranës e Laçit, që do të luhet në ora 15:00. Ndeshja e parë e këtij takimi, në kryeqytet, përfundoi në barazim pa gola. Trajneri Gugash Magani, të cilit i është afruar nga presidenti Refik Halili rinovimi i kontratës, synon kualifikimin në finale. Bardheblutë kanë bërë përgatitje edhe me 11-metërsha gjatë ditës së fundit, nëse kjo ndeshje do të mbyllet në barazim pa gola. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?