Skënderbeu luan “poker” ndaj Bylis, Tirana ndahet në paqe me Teutën
Kampionët në fuqi të Skënderbeut kanë fituar me rezultatin 4-0 ndeshjen ndaj ballshiotëve, e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore duke ngushtuar në 4 pikë diferencën me Partizanin.
Me të njëjtin rezultat Partizani fitoi dje ndaj Tërbunit të Pukës.
Për korçarët kanë vendosur golat e realizuar nga Progni në fund të pjesës së parë dhe Abazi, Berisha e Salihi.
në takimin tjetër mbyllës të javës së 14-të në Kategorinë Superiore, Teuta dhe Tirana janë ndalur në barazim 0-0 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Një takim mjaft i fortë, por që në fund është mbyllur me rrjeta të pa prekura. Me barazimin e sotëm Teuta mban vendin e tretë në kampionat me 27 pikë, ndërkohë Tirana ndodhet e pesta me 21 pikë.
Skënderbeu-Bylis 4-0
Shënues:Progni 44’, Abazi 64’, Berisha 78’, Salihi 90’ Skënderbeu: Shehi, Ademir, Jashanica, Osmani, Abazi, Progni (Vangjeli 82’), Djair, Shkëmbi (Esquerdinha 74’), Berisha, Olayinka, Salihi. Trajner: Mirel Josa.
Bylis: Mushica, Basriu, Simiç, Haliti, Peposhi, Hyshmeri, Asani, Adekunle, Gava, Mbella, Hoxha. Trajner: Ermal Nexhipi.
Gjyqtarë:K. Kola, D. Myftari, A. Shkreta.
Teuta-Tirana 0-0
Teuta: Moçka, Lukiç, Shkalla, R.Hoxha, Kotobelli, Dita, Hodo, Hila, Musta, Lamçja, Magani. Trajner: G. Magani
Tirana: Ed.Bakaj, Kërçiku, Kavdanski, Karan, Hoxhallari, Malaj, Muça, Karabeci, G.Lika, Bakaj, Fukui. Trajner: I. Daja.
Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova / pas portave: K. Meta, B. Pashaj.
Kategoria Superiore
Java e 14-të / 3 dhjetor
Skënderbeu-Bylis 4-0
Teuta-Tirana 0-0
2 dhjetor
Partizani-Tërbuni 4-0
Flamurtari-Kukësi 0-1
Laçi-Vllaznia 2-0
Klasifikimi
Partizani 38
Skënderbeu 34
Teuta 27
Kukësi 23
Tirana 21
Laçi 18
Flamurtari 10
Bylis 9
Vllaznia 8
Tërbuni 7
KOHA JONË SONDAZH

