Skënderbeu mund Kukësin, barazon Tirana, Vllaznia bie në Durrës

Pas barazimit që i mori Partizanit, Laçi frenon edhe Tiranën, në të njëjtin rezultat, 1-1, në ndeshjen e sotme që u zhvillua në Krujë. Partizani fitoi 2-1, me Flamurtarin një ditë më parë, në një ndeshje të kontestuar nga vlonjatët, ndërsa mbrëmjen e e sotme zbritën në fushë edhe kampionët e Skënderbeut dhe nën-kampionët e Kukësit.  Bullgari Hristov zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në 55’, duke i dhënë fitoren ekipit kampion. Skënderbeu ka një ndeshje për të luajtur me Vllazninë, ndërsa e nisi me fitore sezonin e ri. Vllaznia nga ana tjetër u përball me Teutën në ndeshjen e parë të këtij sezoni, në Durrës dhe  humbi 2-0 përballë saj. Djemtë e detit shënuan fitoren e dytë radhazi, pas fitores së kaluar 2-1 në Vlorë.

Skënderbeu

Kukësi kishte fituar ndeshjen e parë me Bylis dhe ndalet në përballjen  më të fortë ndaj një rivali direkt për titull. Përballë Skënderbeut, që do të luajë edhe në fazën grupeve të Europa League, Kukësi  u durëzua në fillim të pjesës së dytë. Skënderbeu zbriti në fushë me këtë formacion: Shehi; Abazi, Jashanica, Arapi, Vangjeli; Latifi, Lilaj, Shkëmbi, Berisha; Hristov, Olainka; Trajner: Mirel Josa. Nga ana tjetër Kukësi: Koçi; Hallaçi, Shameti, Malota, Mici; Hasani, Xheferson; Erik Flores, Karioka, Nika; Felipe Moreira; Trajner Marcelo Troisi. Gjyqtarë i ndeshjes ishte Emirion Sino.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elis Bakaj

Swiss Digital Mobile Reklama

Elis Bakaj rikthehet te Tirana dhe prezantohet me bardheblutë si përforcimi më i bujshëm i ditëve të fundit të merkatos së verës. Bakaj la Izraelin për ngjyrat bardheblu, me të cilat duket se është dashuruar shpejt, edhe pse ka dalë nga Akademia e Partizanit, rivalit të përjetshëm të Tiranës. – “Gjetja e akordit me Tiranën nuk ishte aspak e vështirë. Raportet e mia me presidentin Halili kanë qenë gjithnjë të mira, ndaj nuk kishte komplikacione. Edhe në momentin që u largova, e bëra një gjë të tillë duke respektuar në detaje bashkëpunimin që kisha me Tiranën. E kam thënë edhe më parë se për mua është nder të vesh këtë fanellë. Do të jap sërish maksimumin për të justifikuar besimin e drejtuesve dhe gjithë tifozëve të Tiranës,” – theksoi ai.  Tifozët nuk e kanë patur të lehtë transferimin tim këtu një vit më parë, sepse më herët kam luajtur në një ekip rival, por sot gjërat janë ndryshe. Kam dhënë maksimumin për këtë ekip që të ketë sukses dhe për të fituar zemrat e tifozëve. Shpresoj të shënoj sa më shumë, për ta ndihmuar Tiranën që të fitojë titullin kampion. Edhe nëse realizoj më pak se kampionatin e kaluar dhe ekipi do të triumfonte në fund, do të isha më shumë se i gëzuar.” Elis Bakaj konsiderohet një nga përforcimet më të goditura të Tiranës, edhe pse kishte vetëm 2 muaj i larguar nga kjo skuadër. Sezonin e shkuar ai doli golashënuesi më i mirë bardheblu.

 

Laçi – Tirana       1-1

Shënues: Xhejms 30’ / Karabeci 93’

 Laçi: Selmani, Doku, Sheta, Buljan, Çela, Meto Gocaj, Veliaj, Sefgjini, Mitraj (Nimani 87’), Xhejms (Bardhi 75’). Trajner: Armando Cungu

 Tirana: Frashëri, Smajli, Bulku (Hoxhallari 77’), Muça, Gërçaliu, Lika (Kërçiku 69’), Teqja, Karabeci, Fukui, Vucaj, Gilberto. Trajner: Shkëlqim Muça

 Kartonë të verdhë: Doku, Veliaj ,  Sefgjini / Gërxhaliu, Teqja, Fukui, Kërçiku

Karton i kuq: Veliaj 77’ / Fukui 94’

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Erion Vela

Stadiumi: “Kastrioti”, Krujë

 

Kategoria Superiore

Java e 2-të

Të premten

Partizani – Flamurtari     2-1

Sot

Laçi – Tirana                  1-1

Teuta – Vllaznia              2-0

Skënderbeu – Kukësi     1-0

Bylis – Tërbuni   

(Nesër ora: 17 :00 Gjirokastër)

Flamurtari, shpallet “non grata” gjyqtari Kridens Meta

Humbjen 1-2, në kohë shtesë, kundër Partizanit, ka sjellë akuza ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes Kridens Meta, si shkaktar i dështimit të Flamurtarit në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Natyrisht, më të ndjeshëm kanë qenë tifozët vlonjatë, sidomos tifo-grupi “Flota Kuq e Zi”, që ka qenë i pranishëm edhe në stadiumin “Qemal Stafa”. – “Kujtojmë që Kridens Meta në vitin 2011 është bërë pjesë e teatrit në Ballsh. Pas 4 vjetësh, ai rikthehet përsëri me teatër. Kridens Meta në Vlorë shpallet “non grata”. I bëjmë thirrje FSHF-së që ky “mostër” të mos arbitrojë më Flamurtarin dhe sidomos në Vlorë, pasi nuk do të mbajmë përgjegjësi për çka do të ndodhë”, – është kjo deklarata e bërë nga “Flota Kuq e Zi”, mesazh që ua kanë përcjellë edhe drejtuesve të Flamurtarit, në mënyrë që gjyqtari Meta të kontenstohet nëse arbitron ekipin vlonjat. Futbollistët dhe trajneri fajësojnë gjykimin e keq për humbjen.


 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?