Skënderbeu, pesë kundërshtarët e mundshëm në “Play-off” të Champions

Skënderbeu i Korçës fitoi 2-0 në Moldavi me ekipin vendas, Milsami, me dy gola të Hamdi Salihit duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit. Teksa pret ndeshjen e kthimit, ekipi korçar ka nisur të bëj që tani llogaritë për ndeshjet “Play-off” të Champions.

Nga këto çifte dalin 10 skuadra, njëra prej tyre është edhe Skënderbeu. Këto 10 skuadra ndahen në dy vazo, ku në vazon e parë janë skuadrat me koeficientët më të lartë,  kurse në vazon e dytë skuadrat me koeficient më të ulët ku bën pjesë dhe skuadra jonë e Skënderbeut. Në rast se Skënderbeu nuk kalon zonën “Play-off” të Champions League, rikthehet në ko peticionin e Europa League.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Lech Poznan / Basel

Swiss Digital Mobile Reklama

HJK Helsinki / Astana

Celtic / Qarabag

Steaua / Partizan

Midytlland / APOEL

Maccabi Tel Aviv / Viktoria Plzen

Dinamo Zagreb / Molde

Videoton / BATE

Salzburg / Malmo

Koefiçentët të gjitha skuadrave.

Basel-84.875

Salzburg-43.150

Viktoria Plzen-41.825

Steaua-40.259

APOEL-35.460

BATE-35.150

Celtic-39.080

Dinamo Zagreb-24.700

Maccabi Tel Aviv-18.200

Lech Poznan-17.300

Partizan-14.775

Malmo-12.545

Qarabag-11.500

HJK Helsinki-11.140

Molde-10.375

Midytlljand-7.960

Videoton-7.950

Skënderbeu-5.575

Astana-3.825

Duke parë rezultatet e ndeshjeve por edhe shortin që u ka rënë skuadrave, kundërshtarët që mund t’i bien Skënderbeut në “Play off” janë:  Basel, Salzburg, Viktoria Plzen, Steaua, APOEL.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?