Skënderbeu, premio 1 milion euro për grupet e Ligës së Kampionëve
Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj nuk po përmbahet dot nga emocionet, që skuadra e tij Skënderbeu, ka kaluar në fazën e ‘Play-off’, në Ligën e Kampionëve.
Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës ka siguruar grupet e Ligës së Evropës, edhe nëse eliminohet më tej nga Champions, ndërsa tani po ndjek ëndrrën e madhe për t'u futur në grupe të Ligës së Kampionëve.
Ai ka premtuar një milion euro premio, në rast se Skënderbeu arrin në grupet e Ligës së Kampionëve, premio që asnjëherë më parë nuk është dhënë nga klubet shqiptare.
“Premiot gjithmonë dyfishohen dhe po e deklaroj se nëse kalojmë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, premio do të jetë një milion euro. Kjo është rruga e futbollit, pra se si fitohen paratë dhe si pasurohen futbollistët. Në rast se arrihen objektivat lojtarët meritojnë gjithçka dhe mund të marrin edhe më shumë”, – ka qenë deklarata e presidentit, i cili komenton edhe të ardhmen.
“Skënderbeu futet në një epokë tjetër dhe futbolli shihet si biznes i madh dhe nëse çdo vit do të bësh merkato dhe një klub shumë të madh, atëherë do jesh prezent edhe në Kupat e Europës. Por, kjo është arritje e futbollit Shqiptar, pasi edhe Kombëtarja ka bërë arritje të mira dhe shpresoj që pas nesh në Francë të shkojmë Kombëtarja”, ka thënë Takaj.
KOHA JONË SONDAZH

