Skënderbeu pret sot Dinamo Zagreb, moment historik në Champions!

Champions League/ “Play off”, sot ora 20:45 luhet ndeshjet e para: 

Basel – Maccabi Tel Aviv

Celtic – Malmoe

Swiss Digital Desktop Reklama

 Rapid Vienë -Shakhtar Donetsk

Swiss Digital Mobile Reklama

 Skënderbeu – Dinamo Zagreb

 Valencia – Monaco

Ne kemi bërë histori me  rezultatet e arritura, por puna jonë nuk ka mbaruar me kaq,” – thotë trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, teksa kampionët e Shqipërisë kanë mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League,  me synimin për të zënë një vend  fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Skënderbeu do të nde shet sot me Dinamo Zagreb në “Elbasan Arena”, në takimin e parë  “play-off”, përballë së cilës kërkon një rezultat sa më pozitiv. “Misioni unë nuk ka mbaruar ende,”  – shton Josa dhe me të drejtë, sepse edhe nëse  nuk kalon fazën “play-off” të Champions,, shkon automatikisht në fazën e grupeve të Europa League.  Dy gola të Hamdi Salihit i dhanë barazimit 2-2 Skënderbeut në finalen e Superkupës së Shqipërisë, që Skënderbeu e humbi me Laçin pas penalltive. Ishte zhgënjimi i parë i këtij sezoni për ekipin e Mirel Josës, por megjithatë Shqipëria i ka sytë nga Skënderbeu për të korrur një sukses në një kompeticion tjetër, atë të Champions.  Shqipëria mban vendin e 39-të në  UEFA sa i përket renditjes së klubeve dhe kjo falë edhe sukseseve të fundit që ka arritur Skënderbeu. Skuadra korçare eliminoi ekipin e Irlandës së Veriut, Crusaders dhe ekipin moldav, Milsami Orhei për të ardhur deri në këtë fazë të Champions. Kampionë të Shqipërisë prej pesë sezonesh, “Ujqërit e dëborës” janë gati të shkruajnë historinë, sikurse Skënderbeu gjatë kohës së pushtimit otoman. – “Është një skuadër e organizuar mjaft mirë,” – thotë mbrojtësi i  kombëtares sonë, Andi Lila, i cili është stërvitur kohët e fundit me Skënderbeun dhe prej të  cilit pret  një kontratë. – “Suksesi i tyre është një histori më vete. Secili dëshiron të lajë për këtë ekip dhe të gjithë flasin për Skënderbeun.” Sulmuesi Hamdi Salihi është pika e referimit të kësaj skuadre. Sulmuesi 31-vjeçar nuk ka luajtur në kampionatin shqiptar prej tetë vitesh, duke luajtur në klube të ndryshme në Austri, SHBA, Kinë dhe së fundmi Izrael. Ai gjatë verës u rikthyer për t’iu bashkuar Skënderbeut, që ka synime të mëdha për Europën. – “E njihja se ky ekip kishte klas dhe doja të luaja me ta,” shprehet sulmuesi shkodran, golashënuesi më i mirë i ndeshjeve kualifikuese të UEFA Champions League, me pesë gola. – “Suksesi ynë ka bërë të lumtur shumë njerëz në Shqipëri.” Sot në “Elbasan Arena”, ora 20:45,  pritet ta ndjekin Skënderbeun mbi 12 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i stadiumit.

 

Endri Çekiçi

Me ekipin kundërshtar të Skënderbeut, aktivizohet edhe  një shqiptar. Talenti 18-vjeçar nga Pogradeci i Skënderbeut, E ndri Çekiçi, shpjegon: – “Babai im ka luajtur për Skënderbeun kur unë isha fëmijë. Por nuk ka asnjë dyshim se cilin klub  do të mbështes tani. Dinamon e Zagrebit, sigurisht,” – shprehet Çekiçi.

Gianni de Biasi

Trajneri i kombëtares sonë, Gianni De Biasi, sakaq, frikësohet se Skënderbeu mund të gjejë Dinamon në momentin  e saj më të mirë, në këto dy përballje. – “Duhet pak fat në dy ndeshja magjike si këto,” – thekson trajneri i kombëtares sonë. – “E pamundur të parashikohet fati i secilës prej tyre, në dy ndeshje,” – shton ai.

Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi, kapiteni i Skënderbeu dhe i lindur në Korçë, bën thirrje para kësaj sfide për kujdes. – “Ky interesa ndodh rrallë për një ekip në Shqipëri. Është e veçantë dhe nuk mund ta kisha imagjinuar kur isha fëmijë. Mbështetja e tifozëve është gjëja më e madhe që kemi përjetuar. Është fantastike teksa shohim me mijëra shqiptarë që qëndrojnë pas nesh,” – thekson Bledi Shkëmbi.  

Siguria në stadium, policia masa edhe për huliganët kroatë

Stadiumi i kombëtares sonë “Elbasan Arena” po shkon drejt mbushjes së kapacitetit të plotë për sfidën më të rëndësishme në nivel klubesh. Skënderbeu pret Dinamon e Zagrebit në sfidën e parë “play-off” të Champions League dhe interesimi i publikut para këtij takimi është i jashtëzakonshëm. Megjithatë edhe në këtë ndeshje ka ndodhur abuzimi në tregun e zi. Klubi korçar njofton se në pikat e shitjes ka ende bileta në dispozicion edhe pse me këtë ritëm sot të gjitha biletat pritet të jenë të shitura. Numri i stewartëve në stadium mund të shkojë deri në 250 ndërkohë që janë zhvilluar një sërë takimesh me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë si dhe me Drejtorinë e Qarkut të Elbasanit për koordinimin e një plani masash sa më efikas. Drejtoria e Policisë që qarkut Elbasan, për ndeshjen njoftoi se do të angazhohen 140 punonjës policie nga FNSH-ja (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë), 40 punonjës policie, nga Sektori Qarkullimit Rrugor, 140 punonjës policie nga Seksioni Rendit, 50 punonjës policie nga Seksioni i parandalimit të hetimit të krimeve, si dhe 50 punonjës policie nga Drejtoritë e tjera. Në “Elbasan Arena” do të jenë edhe 4 oficerë të sigurisë nga Kroacia, detyra e të cilëve do të jetë evidentimi dhe parandalimi i tifozëve kroatë që kanë patur precedentë të mëparshëm dhune në vendin e tyre dhe e kanë të ndaluar hyrjen në stadiume. Një tjetër masë ekstra kjo pas sinjalizimit të Skënderbeut nga klubi i Dinamos së Zagrebit se në drejtim të “Elbasan Arenës” mund të vijnë edhe huliganë kroatë si dhe informacioneve për mundësinë e mbërritjes së  tifozëve kroatë të njohur për trazira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?