Skënderbeu rikthehet në Europë, 300 milionë lekë për fitoren

 

Skënderbeu do të zbresë mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” për të sfiduar Sportingun e Lisbonës në turnin e katërt të grupit H të Europa Ligë.

Kampionët e Shqipërisë në rast rezultati pozitiv do të përfitonin një shumë të majme prej 300 milionë lekësh, bëhet me dije nga burime pranë klubit korçar, të cilat saktësojnë se Presidenti Takaj është gati të japë 300 milionët për të motivuar djemtë e tij me qëllim arritjen e një fitore në Europa Ligë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku Mirel Josa ka mbyllur mbrëmjen e djeshme dhe përgatitjet e fundit, duke i dhënë dhe rishikimet e fundit rreshtimit taktik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e madhe është ajo e Hamdi Salihit, i cili u ndëshkua me të kuqe në Portugali.Trajneri që pritet ti qëndrojë besnik filozofisë së besimit ndaj talenteve të rinj edhe në këtë ndeshje, për më tëpr ka në dispozicion të freskët edhe Arapin dhe Kristin dhe Vangjelin që nuk luajtën në ndeshjen e fundit në kampionat. Për të gjithë misioni është vetëm një, këtë herë Skënderbeu nuk mund të mjaftohet vetëm me lojën e bukur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?