Skënderbeu “rikthehet” pas 572 vitesh në Turqi, pritje madhështore

 

Pas mbylljes së ndeshjeve në UEFA Champions League, nesër luhen ndeshjet e parafundit në grupe, të vlefshme për Europa League. Plot 572 vjet më pas Skënderbeu zbarkon në Stamboll. Nga largimi i heroit Kombëtar më 28 Nëntor 1443, që u kthye në Atdhe duke rimëkëmbur principatën e Kastriotëve dhe udhëhoqi luftën 25-vjeçare kundër pushtuesve turq, deri te kampionët e Shqipërisë që zbarkuan për ndeshjen e parafundit në grupe të Europa League. Në Stamboll ata mbërritën rreth mesnatës së ditës së martë, dhe të mërkurën, korçarët zbritën në tokën turke, në aeroportin Ataturk të Stambollit për sfidën me Beshiktashin, që ishte edhe ndeshja e parafundit në Grupin H, të UEFA Europa League. Prej emrit që mbajnë dhe paralelizmit me Gjergj Kastriot Skënderbeun, heroit jo vetëm shqiptar, por edhe më gjerë, që nuk lejoi përparimin e mëtejshëm të osmanëve në Kontinentin e Vjetër, interesimi i mediave për këtë mbërritje ishte tejet i madh. Skuadra është shoqëruar gjatë gjithë kohës në aeroport deri në momentin kur lojtarët hipën në autobus, pas kontrollit të pasaportave. Menjëherë pasi preku tokën turke, skuadra e Mirel Josës iu drejtua Hotel “Marriot”, kompleksit luksoz me 5 yje në zonën aziatike të qytetit më të populluar në Turqi, që vlerësohet edhe si qendra ekonomike, kulturore dhe historike e vendit. Skënderbeu kthehet në Stamboll, për një tjetër betejë, këtë herë në futboll.  Kampionët e Shqipërisë synojnë të evitojnë humbjen, për të mos i dhënë lamtumirën e parakohshme Europa League. Megjithatë, duhet theksuar, se pavarësisht fitores së kaluar dhe befasuese me Sporting Lisbonë, ekipi korçar edhe në rast të  një rezultati pozitiv me Beshiktash ka pak shanse kualifikimi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa League

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot (ora 21:05)

Grupi A

Celtic – Ajax

Molde – Fenerbahce

Grupi B

Rubin Kazan -Sion

Liverpul – Bordo

Grupi C

Krasnodar – Borusia D.

PAOK – Qabala

Grupi D

Club Brugge – Napoli

Legia V. – Midtjylland

Grupi E

Dinamo M.  –V. Plzen

Vilarreal – Rapid V.

Grupi F

Braga – Liberec

Marseille – Groningen

(Ora 19.00)

Grupi G

Lazio – Dnipro

Rosenborg – Saint-Etienne

Grupi H

Beshiktas – Skënderbeu

Lokomotiv M. – Sporting

Grupi I

Basel  – Fiorentina

Belenenses – Lech P.

Grupi J

Monaco – Anderlecht

Qarabag – Totenhem

Grup K

Schalke – APOEL N.

Sparta P. – Asteras T.

Grupi L

AZ Alkmaar – Partizan B.

Augsburg – A. Bilbao

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?