Skënderbeu “serioz”, për të mos e humbur betejën në Moskë

Skënderbeu paraqitet me imazhin e një skuadre ndërkombëtare, në transfertën e parë zyrtare në Europa League. Me një imazh të ri, të denjë për një klub serioz që luan mes më të mëdhenjve në kontinent, para udhëtimin drejt Moskës, korçarët janë shfaqur me një “look” të pazakontë deri më tani për klubet shqiptare, me financa modeste. Stafi teknik, ai drejtues dhe futbollistët të gjithë të veshur me kostume të përgatitura enkas për transfertat në Kupat e Europës. Udhëtimi i kampionëve të Shqipërisë drejt Moskës nisi prej orës 13:00 të së mërkurës, me linjë direkte me charter.

Pavarësisht humbjes 0-1, në debutimin në Europa League përballë Besiktas, Skënderbeu dha sinjale se mund të luajë si i barabartë përballë emrave të mëdhenj të futbollit. Orges Shehi, një prej shtyllave kryesore të kampionëve të Shqipërisë beson se skuadra nuk do të zhgënjejë, me objektivin që të marrë rezultat përballë Lokomotivës së Mokës.

“Për vetë situatën ku jemi, bëjmë pjesë në grupet e Euopa League dhe sigurisht që skuadrat janë shumë të forta. Shkojmë në këtë sfidë pas një paraqitje mjaftueshëm të mirë me Beshiktash dhe shpresojmë që të marrim rezultat. Nuk diskutohet që edhe barazimi është një rezultat pozitiv.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 Portieri i korçarëve është i vetëdijshëm për emrin e kundërshtarëve dhe faktin se ndeshja në kryeqytetin rus nuk do të jetë aspak e lehtë. Për më tepër pas fitores së Lokomotivës në ndeshjen e parë të Grupit H, në fushën e Sportingut të Lisbonës. – “Janë skuadra të mirëformuara dhe me elementë mjaft cilësorë. Këtë e tregon edhe ndeshja e parë që fituan jashtë fushe, me një kundërshtar realisht shumë të fort si Sportingu i Lisbonës. Lokomotiva është skuadra e parë e grupit tonë, duan një vlerësim maksimal dhe jemi koshientë që do të jetë një përballje shumë e fort.”   Prej debutimit në kupat e Europës në sezonin 2011-2012, Skënderbeu ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e luajtura jashtë fushe, në korrik të këtij viti me rezultatin 2-0 në fushën e Milsamit Orheit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?