Skënderbeu shpartallon Ballshin pa nisur loja, tani pret shpërblimin
Skënderbeu korr fitoren e pestë radhazi, duke u ngjitur i vetëm në krye të klasifikimit, në Kategorinë Superiore. Fitorja nuk u vë në diskutim në asnjë moment teksa ish-lojtari i Bylis Olaynka shënoi që në 3’. Vendasit e shënuan golin e nderit, kur rezultati ishte 3-0 në favor të Skënderbeut.
Presidenti korçar, Ardian Takaj, kishte premtuar një shpërblim 400 mln lekë për tërë ekipin nëse arrinte fitoren e pestë radhazi.
Kujtojmë se po sot, Partizani fitoi 2-1 ndaj Tërbunit dhe mori përkohësisht kreun e klasifikimit.
Por me fitoren 4-1 ndaj Bylis, Skënderbeu e sheh veten me 15 pikë, dy më shumë se të kuqtë dhe më tepër i sigurtë drejt kurorës së titullit të radhës kampionë.
Një ndeshje mjaft e mirë dhe pozitive nga “Ujqërit” të cilët pasi sigurojnë kreun e renditjes, shkojnë të qetë drejt ndeshjes së dytë evropiane, ndaj Lokomotivës së Moskës, e vlefshme për UEFA Europa League. Kjo ndeshje zhvillohet më 1 tetor në Moskë.
Bylis-Skënderbeu 1-4
Shënues: Ronaille 81'/ Olayinka 3’, Lilaj 52’, Salihi 64’, Latifi 83’
KOHA JONË SONDAZH

