Skënderbeu shpërblim 135 mln lekë, për dy fitore radhazi ndaj Kukësit

Futbollistët e Skënderbeut kanë në dorë 135 milionë lekë, si shpërblim që mund t’i marrin për 4 ditë. Në një farë mënyre, kjo shifër lidhet me shpërblimin e përbashkët për kupë e kampionat, akorduar nga klubi, shifër zyrtare që lidhet me 100 milionë nëse fitojnë kampionatin dhe 35 milionë nëse fitojnë kupën. Dhe kështu, nesër korçarët e drejtuar nga trajneri Mirel Josa luajnë gjysmëfinalen e kthimit me Kukësin në Korçë. Ata e kanë humbur ndeshjen e parë 1-0, dhe të djelën luajnë sërish në Kukës, për kampionat ndeshjen e fundit me rivalin direkt, aty ku do të vendosen deri diku edhe fatet e titullit kampion, Skënderbeu ka tre pikë më tepër  dhe i duhet qoftë edhe barazimi, që të lërë pas verilindorët. Gjithsesi, nga kjo përplasje mund të fitojë Tirana.  Megjithatë, shpërblimi nëse kalohet Kukësi dhe Skënderbeu shkon në finale të kupës mund të shkojë mbi 200 mln lekë në total. Të dy trofetë Skënderbeu nuk i ka fituar asnjëherë, por ka mundur të sigurojë katër herë radhazi titullin kampion. shpërblimet që merr klubi në rast suksesi dhe pjesëmarrja në Europë janë një motiv më shumë që presidenti Ardian Takaj të vendosë para ndeshjeve vendimtare me Kukësin, për një sukses të tillë.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?