Skënderbeu tre transferta rresht, sezoni vendoset brenda 2 javëve

Sezoni i Skënderbeut vendoset brenda dy javëve. Kamionët në fuqi do të luajnë tre transferta delikate për të hequr shumë pikëpyetje për rrugën që do të ndjekë skuadra e Dajës në këtë sezon. Kupa është ndalesa e radhës dhe transferta e Durrësit vjen në një moment delikat pas suksesit 1-0 të pjesës së parë në Korçë.

Trofeu i dytë më i rëndësishëm i futbollit shqiptar padyshim që mund të harxhojë energji në kampin e bardhekuqve që gjithsesi kanë premtuar se do të kërkojnë t’i shkojnë deri në fund.

Kampionët që vijnë pas tre fitoreve rresht mes kampionatit dhe Kupës duket se kanë gjetur formulën për vazhdimësinë e serzonit por mbi të gjitha kanë rigjetur shpresën sepse diferenca me kryesuesit në kampionat është reduktuar në tre pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë aspekt, transferta e Laçit në fundjavë mund të marrë vëmendjen kryesore të Ilir Dajës, të  cilin padyshim që e josh kampionati përpara Kupës. Triumfi në Vlorë një javë më parë ishte një provë force për të treguar se kjo skuadër mund të fitojë edhe në transferta tabu. Me Latifin e rilindur por edhe me gjetjen e ekujlibrit në mesfushë, Skënderbeu synon të sigurojë vazhdimësinë dhe rruga e vetme është fitorja në Kurbin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak ditë pas Laçit, skuadra udhëton drejt Gjirokastrës për transfertën e tretë rresht. Edhe ky një duel shumë delikat për të besuarit e Dajës që gjithsesi ndaj bluzinjve kanë treguar se dinë të imponohen dhe një gjë të tillë e kanë bërë në tre sfidat e para pasi numërojnë 2 fitore dhe 1 barazim.

Osmani, Mici dhe Lilaj do të jenë tre forcat e shtuara për ekipin korçar që në këtë fazë të sezonit ka nevojë më shumë se kurrë për kontributin e të gjithëve. Rruga e vështirë nis nga Durrësi dhe përfundon në Gjirokastër. Skënderbeu kërkon të bëjë kampionin në momentin vendimtar të sezonit. / supersport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?