Skënderbeu u bleu 36 mijë euro, Gent e kërkon 1.1 mln euro talentin nigerian

 

Skuadra belge e Gent nuk ka hequr dorë nga nigeriani i Skënderbeut, Peter Olayinka. Mediat belge kanë zbuluar detaje të reja rreth transferimit të mundshëm të sulmuesit të Skënderbeut në radhët e skuadrës së Jupiler Pro League. Sipas “Voetbal24″, kampionët e Belgjikës do të paguajnë 1,1 milionë euro te korçarët, për të siguruar kartonin e 20-vjeçarit prej merkatos së muajit janar.

Në anën tjetër, Gent do t’i ofrojë lojtarit të lindur në Nigeri kontratë deri në vitin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera prej më tepër se një milion euro e Olayinkas është një histori suksesi, në vitin fantastik të Skënderbeut. Një skuadër e ndërtuar jo vetëm për të fituar trofe në fushë, por mbi të gjitha që rrit talente dhe shërben si trampolinë për t’i katapultuar në ligat e mëdha europiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse zotëron pasaportë nigeriane, Peter Olayinka është një prodhim tipik i kampionatit shqiptar. I transferuar në vendin tonë kur ishte vetëm 16-vjeçar dhe cilësohej si një talent me perspektivë. Debutimi me Bylisin në sezonin 2012-2013, ku ndihmoi Bylisin të arrinte në finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e klubit.

Pas problemeve me kontratën te mallakastriotët, sulmuesi kaloi te Yenicami Ağdelen, klubi turk që militon në Superligën e Qipros Veriore, kampionat i cili nuk njihet nga FIFA, duke i dhënë titullin e parë ekipit në 20-vjet.

Prej verës së vitit 2014, Olayinka u transferua te Skënderbeu. Kampionët e Shqipërisë paguan 30 mijë euro te Bylis për kartonin e lojtarit. Në dy sezone vlera e lojtarit është 36-fishuar. Me Gent që ofron 1,1 milionë euro për ta afruar prej merkatos së janarit. Nëse kjo realizohet, Olayinka do të ishte lojtari më i shtrenjtë i shitur në historinë e kampionatit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?