Skënderbeut i rikthehen dy titullarë, Lilaj e Vangjeli

Fitorja e parë e vitit 2016 riktheu qetësinë te Skënderbeu pasi korçarët u ngjitën sërish në krye të kampionatit. Trajneri Mirel Josa për ndeshjen e radhës do të ketë edhe mesfushorin Sabien Lilaj dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli, pasi ata kanë kaluar dëmtimet dhe janë të gatshëm për ekipin, në transfertën e së të shtunës ndaj Tërbunit, në Pukë.  Ai që duket më i mundshëm për ta nisur ndeshjen në formacionin titullar është Kristi Vangjeli.

Edhe pse nuk luan prej miqësores së 19 Janarit me Greuther Furth, mbrojtësi pritet të aktivizohet nga minuta e parë.  Shkak është mungesa e Radas, sepse kroati është i skualifikuar me kartonë për sfidën ndaj Tërbunit. Pikërisht ky problem në repartin difensiv mund ta detyrojë Josën të aktivizojë menjëherë 30-vjeçarin Vangjeli.

Lilaj nga ana tjetër nuk luante prej sfidës së 19 dhjetorit, të fituar me rivalët direkt të Partizanit, por stafi teknik mund të vendosë për aktivizimin gradualisht të tij, deri sa 26-vjeçari të arrijë formën optimale. Mbetet për t’u vlerësuar edhe aktivizimi i kapitenit Bledi Shkëmbi, që ka munguar disa ditë në stërvitje, pasi u bë baba për herë të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria Superiore

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 21-të/13 shkurt

Vllaznia-Partizani         13:00

Tërbuni-Skënderbeu    13:00

Tirana-Bylis           13:00

Kukësi-Teuta         13:00

Flamurtari-Laçi             16:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?